SKITARI

Kiana Kryeziu në histori të skitarisë së Kosovës
21 March, 2021 @22:12
Skitarja Kiana Kryeziu, hyri në histori të skitarisë së Kosovës.
Kryeziu ka fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e sllallomit në garën e mbajtur sot në Kollashin të Malit të Zi, dhe u bë femra e parë në histori të skitarisë së Kosovës që ka arritur medalje në një garë ndërkombëtare.
17 vjeçarja e përfundoi garën me kohë 2:12.46 minuta.