TENIS

“J5 Peja”, turneu i parë ndërkombëtar i rangut ITF në Kosovë
19 March, 2021 @16:25
Federata e Tenisit e Kosovës ka pranuar aprovimin nga ITF (Federata Ndërkombëtare e Tenisit) për organizmin e turneut të parë nën ombrellën e garave ITF në Kosovë. Turneu “J5 Peja”, do të organizohet për herë të parë nga FTK, në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe KT Peja.
Nga data 06 – 12 shtator në Pejë, menjëherë pas turneut Peja Open 2021 – U16 (Tennis Europe), do të zhvillohet turneu ndërkombëtarë i kategorisë pesë (5), duke shënuar kështu edhe një herë histori si një ndër ngjarjet më të veçuara të tenist.
“J5 Peja” është plasuar tashmë edhe në kalendarin e garave për junior në faqen zyrtare të ITF, të cilën mund ta gjeni përmes këtij linku.