PP: KOSOVA-BELGJIKA

Kosova në epërsi pas pjesës së parë ndaj belgëve
7 November, 2021 @18:00
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të ndeshjes ndaj Belgjikës që po zhvillohet në Prishtinë.
Hendbollistët tanë kanë mbyllur 30-minutëshin e parë të ndeshjes në epërsi dygolëshe, 14-12.
Kosova është në kërkim të fitores së parë në grup, pas humbjes ndaj Turqisë në përballjen e parë të grupit.
Raporti i plotë, pas përfundimit të ndeshjes.