Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF BASHKIMI - KBF PRISHTINA

Kampionet aktuale pa telashe në derbi

FOTO / FBK

Kampionet aktuale pa telashe në derbi


11 October, 2024 @22:19

Kampionet aktule në Ligën e Femrave, KBF Bashkimi, pa telashe e mposhti KBF Prishtinë me rezultat 76-53.

Prizrenaset në asnjë moment të ndeshjes nuk e lëshuan epërsinë dhe me dominim total triumfuan në derbi.

Caterrion Thompson ishte koshashënuese më e mirë te Bashkimi me 20 pikë, derisa u dalluan edhe Diedona Halitaj me 16 pikë, Aulona Muhadri me double double prej 14 pikëve e 11 kërcime dhe Arbnore Përquku që ishte afër triple-double me 13 pikë, 10 asistime e 6 kërcime.

Te Prishtina u veçuan Alaina Rice me 15 pikë dhe Kayla Johnson me 12 pikë.

TABELA AKTUALE

Bashkimi në xhiron e dytë do të takohet me Pejën 03, kurse Prishtina me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave