Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KBF JUNIOR 06 - KBF PENZA

Penza e hap stinorin me fitore në Prizren

FOTO / FBK

Penza e hap stinorin me fitore në Prizren


11 October, 2024 @19:10

KBF Penza në ndeshjen hapëse të stinorit 2024/25 në Ligën e Femrave, e mposhti skuadrën debutuese Junior 06 me rezultat 80-97.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen me një seri prej 6-0-ve, derisa çerekun e parë e mbylli me rezultat 25-15.

Vashat e trajnerit Fabian Gjuka u këndellën në 10 minutëshin e dytë të ndeshjes dhe kaluan në epërsi për të mos e lëshuar deri në fund.

Joyner Jasmine shkëlqeu me double prej 26 pikëve e 12 kërcimeve, së bashku me Saranda Dacin me 25 pikë 6 kërcime e 6 asistime.

Abigail Ogle ishte më e mira te Junior 06 me 24 pikë, 10 kërcime, 7 asistime e 6 topa të vjedhur.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e dytë Penza takohet me Prishtinën, kurse Junior 06 me Trepçën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave