SOT E NESËR

Në evropian, Kosova garon me 5 xhudistë
5 November, 2021 @8:20
Sot në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, nis Kampionati Evropian U23 në xhudo, ndërsa vendi ynë do të merr pjesë me pesë garues aty.
Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se tre vajza dhe dy djem do të jenë pjesëmarrës në evropianin e Budapestit, ndërsa sipas kategorive në këtë kampionat do të luftojnë:
1.Erza Muminoviq (-52kg)
2.Flaka Loxha (-57kg)
3.Laura Fazliu (-63kg)
4.Arbër Kullashi (-81kg)
5.Shpati Zekaj (-100kg)
Në përgjithësi në evropian do të marrin pjesë 38 shtete, 305 garues, prej të cilëve 175 meshkuj dhe 130 femra.
Muminoviq, Loxha e Fazliu kanë duelet e tyre sot, ndërsa Kullashi e Zekaj të shtunën.