PING PONG
KPP “Lidhja e Prizrenit” kampion i Kosovës
1 November, 2021 @8:00
Klubi i Pingpongut Lidhja e Prizrenit nga Prizreni është shpallur kampion dje në konkurrencën ekipore te meshkujt në Superligë për vitin 2021.
Federata e Pingpongut e Kosovës ka bërë të ditur se në përballjet e zhvilluara në SHMU M Qiriazi të dielën (31 tetor) përkundër humbjes nga skuadra KPP Liria, ekipi i Lidhjes së Prizrenit u shpall kampion, pasi që kishte pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, KPP Matkos Dardania.
KPP Lidhja e Prizrenit drejtohet nga trajneri i njohur Rifat Rifati.
Në konkurrencën e femrave, kampione u bë KPP Drita.