KOSOVA
Gati lista e Kosovës për ndeshjet me Turqinë dhe Belgjikën
Teskti: FHK
25 October, 2021 @17:26
Përzgjedhësi i Kosovës, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e para të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll më 3 nëntor luan në udhëtim ndaj Turqisë, ndërsa më 7 nëntor e pret në Prishtinë Kombëtaren e Belgjikës.
Në grupin e parë është edhe Greqia. Katër ndeshjet tjera Komëbtarja jonë i luan në janar të vitit të ardhshëm.
Ka emra të rinj në Kombëtare, por baza mbetet ajo që ishte ciklin e kaluar kualifikues, kur Kosova arriti rezultate të mira. Janë ftuar Agon Bajqinovci i Prishtinës, Florian Rexha i Vëllaznimit dhe Shaban Zogaj i Aalborgut danez. Ndërsa janë kthyer lojtarë si Florim Hoxha, Enis Kabashi, Flamur Gërbeshi e Mursel Mehmeti.
Synimi për këto kualifikime është i qartë – njëri prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi tutje.
Lista e lojtarëve: