Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Disfatë e thellë nga Polonia U21, Kosova U21 humbë gjasat për Evropian

Disfatë e thellë nga Polonia U21, Kosova U21 humbë gjasat për Evropian


11 October, 2024 @20:56

Në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova U21 e drejtuar nga Afrim Tovërlani u mposht me rezultat të thellë 0-4 nga Polonia U21, për të humbur kështu edhe matematikisht gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian për grupmoshat U21.

Polakët epërsinë e gjetën në minutën e 21’ falë një gabimi të portierit Abdullahu të Kosovës U21, i cili e lëshoi topin nga dora. E atë top në rrjetë e çoi lehtësisht Fornalczyk.

11-SHET STARTUESE

Katër minuta më vonë, mbrojtja e Kosovës përsëri u gjet “në gjumë” dhe Szymczak i polakëve shënoi për 0-2. Pozicioni i golshënuesit në fjalë ishte i dyshimtë, por në këtë takim VAR nuk pati dhe vendimi i anësorit mbeti në fuqi.

Nuk vonoi shumë edhe goli i tretë. Kësaj radhe shënoi Marczuk (31’). Edhe te ky gol fajtor mund të quhet portieri Mustafë Abdullahu, të cilin Tovërlani e zëvendësoi me të filluar pjesa e dytë.

Krejt në fund të pjesës së parë, Polonia shënoi me panenka (Kałuzinski 45+2’) nga pika e bardhë për 0-4, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Rastin më të mirë në këtë pjesë Kosova U21 e pati krejt në fund, kur Ardit Tahiri gaboi prej afro 10 metrave.

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe nuk dhuroi asnjë gol, me ç‘rast ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë, 0-4.

GRUPI KUALIFIKUES - TABELA

Kështu, Kosova tashmë humb edhe matematikisht gjasat për kualifikim në Kampionat Evropian të grupmoshave U21, ndërkohë do të tentojë ta arrijë vendin e tretë në grup, ku pikë të barabarta për momentin me Kosovën (12) ka Bullgaria.

Ndeshjen e fundit të grupit Kosova U21 e luan pas 4 ditëve (15 tetor) në udhëtim te Estonia U21.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova