Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAPORTI PAS STËRVITJES SË SOTME

Stërvitja e Kosovës: 2 futbollistë me lëndime të lehta

Foto: FFK

Stërvitja e Kosovës: 2 futbollistë me lëndime të lehta


Teksti: FFK

8 October, 2024 @21:51

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot pasdite stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Lituanisë, të cilën e zhvillon të shtunën në Kaunas, në orën 15:00.

Leart Paçarada dhe Aro Muriç nuk u përfshinë në stërvitje për shkak të lëndimeve të lehta, ndërsa Milot Rashica zhvilloi një seancë rigjenerimi në palestër, pasi ka mbërritur mbrëmë.

TABELA AKTUALE, REZULTATET DHE ORARI

Gjatë stërvitjes së sotme, përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij u fokusuan veçanërisht në aspektin taktik dhe në tranzicionin e lojës nga mbrojtja në sulm dhe anasjelltas.

Në këtë seancë, ekipi ka punuar me përkushtim në organizimin e lojës, duke synuar të rrisë kohezionin mes reparteve.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

—-
Deklaratat e Amir Saipit dhe Muharrem Jasharit:

Amir Saipi: Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën. Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm. Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi. Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë. Mendoj se kjo do të më ndihmoj edhe mua të përparoj. Për këtë arsye jam këtu dhe natyrisht për shkak të dy ndeshjeve. Kemi shumë cilësi në ekip dhe mendoj se nuk na duhet shumë për të fituar ndeshjet. Por thjesht duhet të luajmë me 100% përqendrim të shtunën dhe pastaj të martën, dhe të tregojmë çfarë dimë. Sot në stërvitje treguam cilësitë tona. Nëse vazhdojmë kështu mund t’i mbyllim këto dy ndeshje me gjashtë pikë.

Muharrem Jashari: Është një emocion shumë i veçantë dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e kombëtares përsëri. Shpresoj të debutoj dhe këto dy ndeshje t’i fitojmë. Grupi është shumë i bashkuar, shumë i motivuar, me një energji shumë të mirë. Duke i parë stërvitjet mendoj që këto dy ndeshje do të dalim me rezultate pozitive.

—-

Prej orës 15:00 më 12 tetor luhet ndeshja Lituania-Kosova, ndërsa nga ora 20:45 më 15 tetor, Kosova pret Qipron.

Aktualisht, grupin e kryeson Rumania me 6 pikë, ndiqet nga Kosova dhe Qiproja me nga 3 pikë, ndërsa Lituania është pa pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve