Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E LOJTARËVE

Lista e plotë e Kosovës me ekipe të lojtarëve, për ndeshjet e tetorit

Fotot: FFK

Lista e plotë e Kosovës me ekipe të lojtarëve, për ndeshjet e tetorit


6 October, 2024 @17:03

Jo në shumë vende mund të gjendet lista e të ftuarve të selektorit Franco Foda me ekipet dhe shtetet ku luajnë futbollistët e ftuar për ndeshje të tetorit të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

TopSporti.com është njëra ndër ato, ku pos pozitave të të ftuarve shkruhen me kujdes edhe ekipet dhe shtetet prej nga vinë “Dardanët” në grumbullim për duelet që e presin Kosovën.

TABELA AKTUALE DHE ORARI & REZULTATET

Kosova udhëton në Lituani më 12 tetor për ndeshjen e tretë të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve, para se të pres më 15 tetor Qipron në “Fadil Vokri” të Prishtinës.

Ndër të tjera, pas telasheve të shkaktuara gjatë muajit shtator dhe përjashtimit nga grumbullimi pas humbjes nga Rumania të Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arijanet Muricit, është publikuar edhe një letër ku është shkruar se futbollistët në fjalë i kërkojnë falje secilit për gjestet e tyre të shtatorit.

Sidoqoftë, të tre janë të ftuar dhe gjenden në listën e Fodës për ndeshjet e tetorit. Ajo që vërehet është ftesa e re për portierin e ri Amir Saipi, që luan në Lugano dhe ka pasur paraqitje të mira me gjenerat e reja të Zvicrës.

Andi Hoti i U-21 të Kosovës tashmë duket në listë të të ftuarve, kurse në mungesë të Vedat Muriqit të lënduar që nuk është ftuar, mbetet të shihet se kujt do t’ia jep rastin Foda si startues në sulm nga të përzgjedhurit.

KOSOVA:

PORTIERË: Amir Saipi (Lugano SUI), Visar Bekaj (Hatayspor TUR), Arijanet Muric (Ipswich Town ENG).

MBROJTËS: Mërgim Vojvoda (Torino ITA), Florent Hadërgjonaj (Alanyaspor TUR), Amir Rrahmani (Napoli ITA), Ilir Krasniqi(Kolos UKR), Lumbardh Dellova (CSKA Sofia BUL), Fidan Aliti (Alanyaspor TUR), Leart Paqarada (Koln GER), Donat Rrudhani (Luzern SUI), Andi Hoti (Magdeburg GER).

MESFUSHORË: Valon Berisha (LASK Linz AUT), Elvis Rexhbeçaj (Augsburg GER), Lindon Emërllahu (Ballkani KOS), Florent Muslija (Paderborn GER), Ermal Krasniqi (Sparta CZE), Milot Rashica (Besiktas TUR), Edon Zhegrova (Lille FRA). 

SULMUES: Emir Sahiti (Hamburg GER), Albion Rrahmani (Sparta CZE), Fisnik Asllani (Elversberg GER), Eliot Bujupi (Stuttgart U19 GER, Astrit Selmani (Dinamo’48 ROM).

—-

KOSOVA — LISTA REZERVË:

Portierë: Ilir Avdyli (Llapi KOS), Mustafë Abdullahu (Malisheva KOS).

Mbrojtës: Mirlind Kryeziu (Zurich SUI).

Mesfushorë: Qëndrim Zyba (Slovan Liberec SLK), Bersant Celina (AIK SWE), Arbër Zeneli (Elsfborg SWE), Drilon Hazrollaj (Malisheva KOS), Muharrem Jashari (Cherkasy UKR),  Art Smakaj (Lokomotiva Zagreb CRO).

Sulmues: Muhamet Hyseni (Horsens DEN), Altin Zeqiri (Rizespor TUR). 

—-

Në ndërkohë, FFK-ja ka bërë të ditur se është bërë një zëvendësim, duke mos dhënë detaje shtesë, pasi që Muharrem Jashari nga lista rezervë ka depërtuar në listën bazë të të ftuarve duke hyrë në vend të Astrit Selmanit aty.

TABELA AKTUALE DHE ORARI & REZULTATET

Prej orës 15:00 më 12 tetor luhet ndeshja Lituania-Kosova, ndërsa nga ora 20:45 më 15 tetor, Kosova pret Qipron. Aktualisht, grupin e kryeson Rumania me 6 pikë, ndiqet nga Kosova dhe Qiproja me nga 3 pikë, ndërsa Lituania është pa pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve