Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - KASTRIOTI

Me 4 gola dallim fitojnë në Gjakovë

Me 4 gola dallim fitojnë në Gjakovë


5 November, 2021 @7:56

Vëllaznimi e Kastrioti janë takuar të enjten mbrëma në Gjakovë në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll. Fitore me rezultat 29:25 ka shënuar skuadra ferizajase, Kastrioti.

Epërsia e Kastriotit pas pjesës së parë ishte tri gola (16:13). Kastrioti e nisi më mirë ndeshjen, por vendasit u kthyen në mesin e pjesës së parë, duke kaluar edhe në epërsi. Por më pas sërish ferizajasit shfaqën më shumë. Në pjesën e dytë mysafirët ishin vazhdimisht në epërsi, ndërsa Vëllaznimi më së shumti i afrua në dy gola.

Festim Mustafa me 12 gola, udhëhoqi Kastriotin. Aldi Rudari i realizoi 7 gola, kurse 5 i kishte Jeton Bislimi.

Arbër Neziri realizoi 6 gola për Vëllaznimin, derisa nga 5 i kishin Çlirim Rama e Florian Rexha.

Për Kastriotin është fitorja e tretë. Me 6 pikë renditet në mesin e tabelës. Gjashtë pikë i ka edhe Vëllaznimi, që pësoi humbjen e tretë.


 
Të gjitha lajmet nga