Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

Oscar Piastri fiton garën e Kinës, dominimi i McLarenit vazhdon

Oscar Piastri fiton garën e Kinës, dominimi i McLarenit vazhdon


23 March, 2025 @9:45

Duke udhëhequr që nga fillimi e deri në fund, Oscar Piastri e fitoi garën e sotme të Kinës në Formula 1.

Pas paraqitjes zhgënjyese në garën e parë të sezonit në Australi, sot në Kinë Piastri me meritë triumfoi dhe kështu McLaren ka dy fitore në dy garat e para të sezonit. Kjo është hera e tretë në karrierë që Oscar Piastri fiton një garë të Formula 1.

I dyti sot përfundoi Lando Norris, gjithashtu i skuadrës McLaren, duke dëshmuar edhe një herë që McLaren ka makinën më të mirë edhe këtë sezon. Vendi i tretë i takoi George Russellit të Mercedesit, e pas tij u renditen Max Verstappen, Charles Leclerc e Lewis Hamilton.

RENDITJA E PËRGJITHSHME E GARUESVE

Në përgjithësi, gara e sotme ishte e qetë, jo prej atyre garave që mbahen mend gjatë.

Garë e suksesshme sot ishte edhe për skuadrën Haas, me dy garuesit e saj, Ocon e Bearman, që përfunduan në zonën e pikëve.

Prej garuesve debutues, Antonelli përsëri ishte më i miri, ndërkohë përmirësim pati edhe Bearman, që e mbylli garën i dhjeti.

Gara e ardhshme zhvillohet pas dy javësh (6 prill) në Japoni.

Renditja në garën e sotme:

Përditësim i lajmit:

Për shkak të shkeljes së rregullave në lidhje me makinat e tyre, Gasly, Leclerc dhe Hamilton janë diskualifikuar nga gara e sotme. Dënimi është shqiptuar pas përfundimit të garës dhe rrjedhimisht renditja e paraqitur më lart për këtë garë ka ndryshuar.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports