Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTO-SPORTE

Agron Dida — kryetar i ri i FASK-ut

Foto: FASK

Agron Dida — kryetar i ri i FASK-ut


31 January, 2025 @11:13

Pas largimit të Ismet Rexhepit nga posti i kryetarit të FASK-ut, në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në fundjavën e kaluar në Prishtinë, Agron Dida është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Auto-Sporteve të Kosovës (FASK).

Mandati i Didës është katër vjeçar, ndërsa gjatë Kuvendit ai nuk ka pasur asnjë votë kundër.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë, ndërsa ajo që mund t’u them tash është se do ta jap maksimumin tim për të mirën e auto sportit të Kosovës. Nuk duhet të japim premtime të mëdha, por duhet të punojmë shumë. Do të angazhohemi për avancimin e këtij sporti në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar. Do të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha institucionet, në veçanti me të MKRS-në për të nisur dhe realizuar sa më parë idenë e ndërtimit të pistës së mbyllur”, ka thënë Dida pasi është zgjedhur kryetar i FASK-ut.

Agron Dida

Ai ka shtuar se mënyra e vetme për t’i realizuar synimet është vetëdijesimi i të gjithë anëtarëve të komunitetit të auto sportit, me trajnime, seminare e përkushtim maksimal.

Në postin e nënkryetarit janë zgjedhur Menduh Daka dhe Gazmend Gashi, ndërsa anëtarë të Bordit janë edhe Artan Hajredini, Blerim Gashi, Bujar Hyseni, Faton Hyseni dhe Shyqeri Zatriqi.

Është zgjedhur edhe Këshilli Mbikëqyrës, në përbërje: Nexhat Kovaçi, Batije Shala dhe Muhamed Morina.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports