Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGJARJA

Thomas Bach, kryetar nderi i përjetshëm i KON-it

Thomas Bach, kryetar nderi i përjetshëm i KON-it


20 March, 2025 @16:48

Miku i Kosovës, Thomas Bach u zgjodh President Nderi i përjetshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), një pozitë që do ta marrë pasi të përfundojë mandati i tij si President i IOC-së më 23 qershor 2025.
Anëtarët e IOC-së e pranuan propozimin unanimisht, duke u ngritur në duartrokitje pas prezantimit të tij në Sesionin e 144-të të IOC-së. Borozani.com

Lëvizja olimpike në Kosovë do të jetë përherë mirënjohëse për kontributin madhor të presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhënë sportit të Kosovës.
Me vizionin dhe përkushtimin e tij ndaj parimeve të barazisë dhe përfshirjes në sport, ai luajti rol kyç në njohjen e KOK-ut nga IOC në dhjetorin e vitit 2014, duke hapur një kapitull të ri në historinë tonë olimpike.

Zgjedhjet për President të IOC janë sot dhe në garë janë shtatë kandidatë.


 
Të gjitha lajmet nga Lojërat Olimpike