PËRFAQËSUESJA
18 hendbollistë të ftuar për ndeshjet ndaj Rumanisë
2 March, 2021 @15:14
Përzgjedhësi i ri i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, të hënën ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme.
Kosova në kuadër të grupit të tetë të fazës së dytë kualifikuese për Evropianin 2022, do të zhvillojë dy ndeshje me Rumaninë, që do të luhen më 10 mars në Prishtinë dhe 14 mars në Bukuresht.
Për këto dy ndeshje përzgjedhësi Qerimi ka ftuar 18 hendbollistët, të cilët do t’i ketë në dispozicion nga data 5 mars, e premte, kur do të bëhet grumbullimi i parë në Prishtinë.
Përzgjedhësi Qerimi që ishte emëruar në këtë post javë më parë, do të bashkëpunojë me trajnerët Fatmir Muhaxheri dhe Veton Hajrizi që janë pjesë e shtabit teknik.
Listën e të ftuarve e gjeni më poshtë.