Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA 2, EHF EURO: FRANCA - SUEDIA

Andreas Palicka ia siguron finalen Suedisë

Andreas Palicka ia siguron finalen Suedisë


28 January, 2022 @22:39

Portieri i Suedisë, Andreas Palicka, me pritjen e bërë në sekondat e fundit të ndeshjes në kundërsulmin e fundit të Francës, pranë rezultatit 33-34, i ka siguruar vendit të tij finalen e Kampionatit Evropian në hendboll.

Palicka u shtri tërësisht me këmbë (spagë) për të mbrojtur goditjen e francezëve, për të sjellë gëzim të madh te suedezët. Këta të fundit kishin nisur ndeshjen shumë mirë dhe kishin epërsi 3-4 golëshe shpesh.

Por pas pjesës së parë Franca u afrua në rezultat dhe ishte shumë afër që të çonte ndeshjen në vazhdime, që s’e arriti për pak në fund. Fitorja, çon Suedinë në finale ndaj Spanjës, ku vikingët do të kenë mundësinë e revanshit për humbjen në finalen e 2018.

Me 9 gola te Suedia më efikasi sonte ka qenë Jim Gottfridsson, ndërsa 7 gola i shënoi edhe anësori Lucas Pellas.

Te Franca me nga 8 gola më të dalluar kanë qenë Hugo Descat dhe Aymeric Minne.

Finalja e madhe e evropianit luhet të dielën në mbrëmje me fillim prej orës 18:00. Suedia është rekord-fituese e evropianeve (4). Por, ata nuk e kanë fituar trofeun që nga 2002.

Spanja është kampione e dyfishtë, duke e fituar dy herë radhazi së fundi, njëkohësisht mbrojtëse aktuale e titullit të Evropës, pas katër dështimeve në finale! Për spanjollët, kjo është finalja e katërt radhazi e evropianit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga