KUPA e KOSOVËS
Besa e Rahoveci sigurojnë gjysmëfinalen
Teksti: FHK
23 March, 2023 @2:06
Nuk ka pasur befasi të mërkurën në dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Fituesja në fuqi e Kupës, Besa Famgas ka kaluar Kastriotin në çerekfinale, duke e mposhtur në Ferizaj me rezultat 41:31.
Ardit Tafilaj i shënoi shtatë gola për Besën, ndërsa nga gjashtë i kishin Egzon Gjuka, Arbios Mushkolaj e Amar Korkariq.
11 gola për Kastriotin i shënoi Hamdi Salihu, ndërsa gjashtë i kishte Festim Mustafa.
Ndërkohë Rahoveci e ka mposhtur Deçanin me rezultat 35:22.
Marley Wallace Fernandes i shënoi dhjetë gola për Rahovecin, kurse nga pesë i kishin Alban Haziri e Mali Luzha. Fatlind Mazrekaj i shënoi nëntë gola për Deçanin.
Të enjten janë ndeshjet Prishtina – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Trepça.