Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Besa Famgas dhe Prishtina i shmangen njëra-tjetrës në gjysmëfinale

Besa Famgas dhe Prishtina i shmangen njëra-tjetrës në gjysmëfinale


7 May, 2021 @15:43

Sot në zyret e Federatës së Hendbollit të Kosovës është tërhiqur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e djemve dhe atë të vajzave.


DJEMTË

Tek djemtë, skuadrat favorite Besa Famgas dhe Prishtina i janë shmangur njëra-tjetrës, për t’u ndeshur me rivalë paksa më të lehtë.

Në gjysmëfinalen e parë do të takohen Trepça dhe Besa Famgas, ndërsa në të dytën Prishtina dhe Kastrioti.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 21 maj në Istog, ndërsa finalja është më 22 maj, po ashtu në Istog.

Fillimisht do të luhen ndeshjet finale të plejofit ku takohen Besa Famgas e Prishtina dhe ku përcaktohet kampioni për edicionin 2020/2021.

Trepça - Besa Famgas
Prishtina - Kastrioti


VAJZAT

Ndërsa në konkurrencën e vajzave, në shortin e gjysmëfinales morën pjesë skuadrat Vushtrria, Istogu, Ferizaj dhe Prishtina.

Dy finalistët e Play Off-it, Vushtrria dhe Istogu, do të takohen edhe në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa çiftin tjetër gjysmëfinal e përbëjnë Ferizaj dhe Prishtina.

Sikurse në konkurrencën e djemve, edhe në atë të vajzave ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 21 maj dhe më pas finalja më 22 maj, në Istog.

Vushtrria - Istogu
Ferizaj - Prishtina


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga