Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS 2022

Besa Famgas me kurorë të dyfishtë, fiton edhe Kupën

Besa Famgas me kurorë të dyfishtë, fiton edhe Kupën


16 May, 2022 @14:25

Besa Famgas është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll për edicionin 2021/2022.

Të dielën pasdite në finalen e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultat 30:24.

Për Besën është mbyllje e suksesshme e një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra pejane i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, ndërsa në fund e fitoi titullin e kampionit.

Edhe për Kupë, Besa ishte e pakonkurrencë.

Kastrioti i ka bërë rezistencë pejanëve, sidomos në pjesën e parë.

Pas 30 minutave lojë, shifrat ishin 16:12 në të mirë të Besës.

Ndërkohë në pjesën e dytë Besa ka mbajtur epërsinë bindëse duke shkuar sigurt drejt fitores.

Egzon Gjuka ishte më efikasi te Besa.

Ai realizoi 8 gola. Gjuka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes e po ashtu lojtari më i mirë i “Final Four”.

Ndërkohë më i miri i ndeshjes te Kastrioti u shpall portieri Dardan Dugolli.

6 gola për Besën i shënoi Victor Alonso. Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me 6 gola. 4 i realizoi Arben Dugolli.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga