Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E SOTME

Besa Famgas, thellë ndaj Kastriotit

Besa Famgas, thellë ndaj Kastriotit


Teksti: FHK

13 February, 2022 @20:46

Besa Famgas ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Ferizaj, Besa e Pejës e mposhti Kastriotin me rezultatin 38:28. Ndeshja i takoi javës së 15-të, të parës për stinorin pranveror.
Për Besa Famgas është fitorja e 15-të. Besa udhëheq në tabelë me 30 pikë. Kastrioti është në mesin e tabelës me 14 pikë.
Dallimi është bërë që në pjesën e parë, të cilën Besa e fitoi me 20:12. Denis Shabanoviq i shënoi 14 gola për Besën. 11 gola i shtoi Denis Terziqi.
Samid Mekiq e Guilherme Da Silva shënuan nga 5 gola për Kastriotin.
Ndeshje e rëndësishme u zhvillua edhe në Gjakovë, ku u takuan Vëllaznimi e Llapi. Fitore shënoi skuadra gjakovare me rezultat 34:31. 18:13 ishte rezultati pas pjesës së parë për Vëllaznimin. Vëllaznimi tani i ka 12 pikë në vendin e gjashtë. Llapi mbetet i shtati me 10 pikë.
Egzon Lluka udhëhoqi Vëllaznimin me 7 gola. Besian Abazi shënoi 12 herë për Llapin.
Në Superligën e hendbollisteve të dielën u luajt ndeshja mes Istogut e Dritës. Istogaset fituan me 52:9.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga