Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - BESA

Besa vazhdon pa telashe

Besa vazhdon pa telashe


3 April, 2022 @0:47

Besa Famgas nuk ka hasur telashe për ta fituar edhe një ndeshje në Superligën A të hendbollistëve.

Të shtunën mbrëma në Gjakovë, Besa e Pejës fitoi ndaj Vëllaznimit vendas me rezultat 49:21.

Epërsia e Besa Famgas ishte bindëse që pas pjesës së parë, 27:10. Jon Vokshi ishte i pandalshëm te Besa duke shënuar plot 14 gola. Kastriot Jupa i realizoi 9 gola.

Te Vëllaznimi nga 4 gola i shënuan Arbër Neziri e Arnis Spahija.

Për Besën është fitorja e 24-t rresht në këtë kampionat. Udhëheq bindshëm në tabelë me 48 pikë. Vëllaznimi është i gjashti, i fundit në Superligë A, me 19 pikë.



TABELA AKTUALE, SUPERLIGA A:

1 Besa 48 pikë
2 Prishtina 39 pikë
3 Trepça 31 pikë
4 Rahoveci 28 pikë
5 Kastrioti 23 pikë
6 Vëllaznimi 19 pikë

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga