Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Caktohet orari, fituesit e Kupës mësohen në fundjavë

Caktohet orari, fituesit e Kupës mësohen në fundjavë


18 May, 2021 @11:01

Në palestrën e qytetit në Istog do të luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës së Kosovës në të dy konkurrencat.

Orari i ndeshjeve tashmë është përcaktuar.

Të premten janë gjysmëfinalet. Nga ora 13:00 takohen hendbollistet e Ferizajt dhe Prishtinës.

Gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve në mes të Prishtinës e Kastriotit është nga ora 15:00, ndërsa nga ora 17:00 luhet gjysmëfinalja e dytë e hendbollistëve mes Trepçës e Besa Famgasit.

Dita e gjysmëfinaleve mbyllet me sfidën e hendbollisteve: Vushtrria – Istogu. Ky takim është nga ora 19:00.

Të shtunën, finalja e hendbollisteve është nga ora 17:00 kurse finalja e hendbollistëve nga ora 19:15.

Pas ndeshjes dramatike mes Istogut e Vushtrrisë, që përcaktoi kampionin te hendbollistet, me të drejtë pritet turne me ndeshje interesante edhe për Kupën e Republikës së Kosovës.


DJEMTË

Gjysmëfinalet:
E premte:
Prishtina - Kastrioti, 15:00
Trepça - Besa Famgas, 17:00

Finalja
E shtunë: 19:15


VAJZAT

Gjysmëfinalet
E premte:
Ferizaj - Prishtina, 13:00
Vushtrria - Istogu, 19:00

Finalja
E shtunë: 17:00


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga