Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - TREPÇA

Derbi i hendbollit, me rikthim për barazim

Derbi i hendbollit, me rikthim për barazim


12 February, 2022 @22:43

Ndeshja e parë e pjesës pranverore të stinorit në Superligë të meshkujve ka qenë dramatike, ndërsa në Pallatin e Rinisë Trepça ka arritur të rikthehet në fund, për të mos lënë Prishtinën të fitojë ndeshjen.

Pas pjesës së parë të 17-14 në të mirë të bardhekaltërve, në pjesë të dytë angazhim i jashtëzakonshëm i ekipit të Trepçës për përfundimtaren 34-34.

Penalltia e fituar në aksionin e fundit të ndeshjes mundësoi që mitrovicasit të barazojnë dhe të dalin “si fitues” nga ndeshja, pasi që gëzimi ishte i madh te ata.

Muhamed Dubovci me 9 gola ka qenë më efikasi te Trepça, ndërsa Sali Maxhera ralizoi 7, kurse Shpëtim Mehmeti 6 të tjera.

Oltion Beshiri me 8 gola ka qenë më efikasi te Prishtina, derisa nga 6 shënuan Festim Mustafa  e Lulzim Shabani.

Me këtë barazim, Trepça ka ruajtur pozitën e dytë në renditje tabelare, pasi që tash ka 25 pikë, njëjtë sa Prishtina, por që është e treta.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga