HENDBOLL

Ethet para shortit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll
6 May, 2021 @23:32
Nesër nga ora 12:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.
Turneu final i Kupës në të dy konkurrencat do të organizohet më 21 e 22 maj. Istogu e ka fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve përfundimtare të Kupës së Kosovës.
Te meshkujt në gjysmëfinale janë Besa Famgas, Prishtina, Trepça e Kastrioti. Kurse te femrat Kupën e Kosovës do ta kërkojnë Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj.
Shorti tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.