Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA BOTËRORE E UNIVERSITETEVE

FISU’22 Prishtinë | Përcaktohen grupet

FISU’22 Prishtinë | Përcaktohen grupet


Teksti: FHK

10 July, 2022 @13:09

Janë përcaktuar grupet për FISU Kupën Botërore të Universiteteve në hendboll. Kjo garë e rëndësishme e hendbollit zhvillohet prej të hënës (11 korrik) e deri të dielën (17 korrik) në Prishtinë.

Te hendbollistet, pos Universitetit të Prishtinës (UP HP) garojnë edhe Universiti “Luigj Gurakuqi” (SHKODRA) i Shkodrës , “University North” (UNIN) i Kroacisë, “Palacky University in Olomouc” (UPOL) i Çekisë, “Korea National Sport University” (KNSU) i Koresë së Jugut dhe “University of Castilla-La Mancha (UCLM) i Spanjës.

Në Grupin A garojnë UPOL (Çeki), SHKODRA (Shqipëri) dhe KNSU (Kore e Jugut). Ndërsa në Grupin B garojnë UCLM (Spanjë), UNIN (Kroaci) dhe UP HP (Kosovë).

Te hendbollistët, universitetet pjesëmarrëse janë: Universiteti i Prishtinës (UP HP), “Luigj Gurakuqi University of Shkodra (SHKODRA) i Shqipërisë, “Juraj Dobrila University of Pula” (PULA) i Kroacisë, “Kangwon National University (KANGWON) i Koresë së Jugut, “University of Montenegro” (UNIMNE) i Malit të Zi, “University of Aveiro (UAVEIRO) i Portugalisë, “University of Castilla-La Mancha” (UCLM) i Spanjës dhe “Gazi University” (GAZI) i Turqisë.

Në Grupin A janë: UCLM (Spanjë), UAVEIRO (Portugali), SHKODRA (Shqipëri) dhe UP HP (Kosovë).

Ndërsa në Grupin B bëjnë pjesë: UNIMNE (Mali i Zi), PULA (Kroaci), GAZI (Turqi) dhe KANGWON (Kore e Jugut).


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga