KUALIFIKIMET
Ftesat e selektorit për duelet e fundit kualifikuese
31 May, 2019 @15:32
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”.
Kosova më 12 qershor e pret Poloninë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Kurse më 16 qershor nga ora 18:00 Kosova luan me Gjermaninë në Nurnberg.
Kosova bënë pjesë në Grupin A, ndërsa kualifikimin prej këtij grupi tashmë e ka siguruar Gjermania. Gjermania është e para me 8 pikë, kurse Izraeli është në vend të dytë me 4 pikë. Polonia e Kosova i kanë nga 2 pikë. Në muajin prill Kosova arriti sukses historik, duke fituar në Prishtinë ndaj Izraelit me rezultat 27:24.
Suksesi synohet edhe ndaj Polonisë më 12 qershor.
Ramadani ka ftuar 21 lojtarë për këto dy ndeshje, ndërsa numrin më të madh të lojtarëve i kanë Besa Famgas e Kastrioti. Janë ftuar edhe lojtarë nga Prishtina e poashtu të klubeve të huaja.
Ramadanin në punën me kombëtare do ta ndihmojnë trajnerët Erhan Shahini, Veton Hajrizi dhe Enver Tahiraj. Grumbullimi i lojtarëve bëhet më 7 qershor në Prishtinë.
Ftesat:
1 Arbër Curri KH Kastrioti 5 Kastriot Jupa KH BESA Famgas 7 Florim Hoxha SV Anzing Handball (GER) 8 Bashkim Gashi LIF Lindesberg (SWE) 9 Lindrit Fetahu KH Prishtina 10 Enis Kabashi TG Landshut (GER) 11 Valon Dedaj HSC Kreuzlingen (SUI) 14 Lulzim Shabani KH Kastrioti 15 Deniz Terziqi KH Kastrioti 16 Armir Agushi KH Prishtina 19 Oltion Beshiri KH Prishtina 21 Egzon Gjuka KH BESA Famgas 22 Petrit Prekazi KH Kastrioti 23 Albin Xhafolli Gumbersbah 24 Luigj Quni Pfadi Winterthur (SUI) 26 Drilon Tahirukaj KH BESA Famgas 27 Drenit Tahirukaj KH BESA Famgas 28 Haris Berisha KH BESA Famgas 31 Bujar Ramosaj KH BESA Famgas 33 Jon Muqolli KH BESA Famgas 35 Rron Ramadani KH Kastrioti Stafi teknik: Taip Ramadani Përzgjedhës Erhan Shahini Trajner Veton Hajrizi Trajner Enver Tahiraj Trajner Agon Bytyqi Fizioterapeut |