Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOMENTE

Gjyqtari i hendbollit, Florent Cakiqi, pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi

Foto: FHK

Gjyqtari i hendbollit, Florent Cakiqi, pjesë e misionit të kërkim-shpëtimit në Turqi


Teksti: FHK

13 February, 2023 @18:03

Florent Cakiqi është një prej gjyqtarëve perspektivë të hendbollit kosovar. Por drejtimi i ndeshjeve të hendbollit aktualisht është i pamundur për gjyqtarin nga Drenasi.
Cakiqi është i angazhuar në misionin shumë fisnik të kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shumë të rëndë që e ka goditur këtë vend.
Cakiqi është ushtar i dalluar i FSK-së dhe pjesë e ekipit që po shquhet me punë shembullore në provincën Hatay në Turqi.
Misioni i FSK-së në Turqi po vlerësohet shumë lartë, ndërsa vepra e tij po çmohet nga të gjithë.
Federata e Hendbollit e Kosovës është krenare që në mesin e saj ka anëtarë si Florent Cakiqi.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga