SUPERLIGA E FEMRAVE

Foto: FHK
Kastrioti pa telashe, Vëllaznimi me fitoren e parë sezonale
Teksti: FHK
27 September, 2021 @8:49
Të dielën u luajtën dy ndeshje të javës së dytë të Superligës së hendbollisteve. Fitore kanë shënuar skuadrat favorite.
Në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Dritës me rezultat 41:17.
15 gola për ekipin gjakovar i shënoi Edona Radoniqi. 8 i shtoi Elsa Dana e 7 Alba Bardhi.
Te Drita u dallua Nikita Hyseni me 8 gola.
Në ndeshjen tjetër mes Vjosës e Kastriotit, fitore shënoi skuadra ferizajase Kastrioti me rezultat 37:22.
Puhiza Gashi me 9 gola dhe Elza Reqica me 8, udhëhoqën Kastriotin.
Benita Shabani e Blerina Hasani shënuan nga 5 gola për Vjosën.