Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPEAN-CUP

KH Besa mëson rivalin e radhës në EuropeanCup

Foto: KHBesa/korniza

KH Besa mëson rivalin e radhës në EuropeanCup


8 November, 2022 @13:35

Kampionia e shumëfishtë e Kosovës në hendboll dhe thuajse e pakonkurrencë në vend, KH Besa Famgas, ka mësuar kundërshtarin e radhës në Kupën Evropiane.

Besa është shortuar me skuadrën kroate, MRK Sesvete, ndërsa dueli i parë pritet të zhvillohet në Kroaci në fundjavën e parë të muajit të ardhshëm (dhjetor), ndërsa përballja e kthimit do të luhet në Kosovë një javë pas ndeshjes së zhvilluar në Kroaci.

Besa arriti në raundin e katërt të garës, pasi që eliminoi Helsinkin në raundin e tretë të garës duke fituar ndeshjen e parë 35-32, ndërsa në duelin e dytë u mposht 28-27. Sesvete ndërkaq eliminoi PAOK-un grek duke e mposhtur në të dyja ndeshjet e raundit të tretë.

Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe KH Kastrioti, që u eliminua në raundin e parë të garës nga ekipi boshnjak Graçanica (22-36 dhe 22-36), ndërsa në raundin e dytë KH Rahoveci u eliminua nga ♪5ekët e HCB Karvina 29-33 dhe 29-32.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga