Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Kosova bënë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi

Kosova bënë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi


27 April, 2021 @20:27

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme me Malin e Zi.

Atmosfera në stërvitjen e fundit ishte e shkëlqyeshme, ku djemtë u treguan maksimalisht të motivuar dhe të uritur për të dhënë maksimumin për fanellën e shtetit.

Këtë e konifrmoi edhe kapiteni i përfaqësueses Valon Dedaj, i cili tha se synimi është fitorja

“Si çdo ndeshje tjetër edhe kësaj i qasemi me shumë seriozitet dhe me synim për fitore. Kjo ndeshje për dallim nga të tjerat, ka një rëndësi më të madhe pasi që në rast të fitores kemi gjasa të jemi në Kampionat Evropian. Jemi pak në presion për këtë ndeshje, por ekipi i Malit të Zi mendoj që ka më shumë presion. Nëse e japim maksimumin, luajmë lojë të kujdesshme dhe efikase,  besoj se në fund do të arrijmë të kemi rezultatin që e dëshirojmë”, tha Dedaj për faqen e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:30.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga