Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI

Kosova dhe Ukraina në të njëjtin grup

Kosova dhe Ukraina në të njëjtin grup


25 February, 2022 @11:20

Të enjten është hedhur shorti për Kampionatin Evropian U20, Divizoni B. Dy kampionate do të zhvillohen në Varna të Bullgarisë. I pari është prej 1 deri më 10 korrik, ndërsa i dyti prej 14 deri më 23 korrik.

Hendbollistët e Kosovës luajnë në Evropianin e dytë. Kosova U20 është në grup të fortë me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën.

Në grupin tjetër janë Izraeli, Maqedonia e Veriut, Lituania, Greqia, Luksemburgu e Britania e Madhe.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga