Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Kosova e gatshme për ndeshjen me Rumaninë

Kosova e gatshme për ndeshjen me Rumaninë


9 March, 2021 @15:07

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është në fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë.

Shtabi teknik në krye me përzgjedhësin Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e lojtarëve, shkruan faqja e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Edhe lojtarët i vlerësojnë të suksesshme përgatitjet, përkundër disa telasheve të vogla me lëndime.

Lidhur me këtë ndeshje për FHK-në ka folur edhe portieri i përfaqësueses së Kosovës, Haris Berisha, i cili ka thënë: “Gjithmonë luajmë për fitore, edhe pse përballë kemi një kundërshtar të fortë si Rumania. Kemi punuar mirë, kemi luajtur me rumunët dhe kjo na ndihmon për të përgatitur më mirë ndeshjen. Shpresojmë të paraqitemi me dinjitet ndaj Rumanisë. Të gjithë jemi të përkushtuar për të dhënë më të mirën”.

Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022 në mes të Kosovës e Rumanisë luhet të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga