KOSOVA

Kosova fantastike, mposhtë Rumaninë në Bukuresht!
14 March, 2021 @18:34
Një paraqitje fantastike e hendbollistëve të Kosovës ndaj Rumanisë në Bukuresht!
Të drejtuarit nga Bujar Qerimi, sot e mposhtën Rumaninë në Bukuresht me rezultat 25-30, për ta shënuar fitoren e parë në Grupin B të rrethit të tretë kualifikues drejt Kampionatit Evropian.
Kosova pjesën e parë e mbylli me epërsi 12-16, e më pas e fitoi edhe pjesën e dytë 13-14, për përfundimtaren 25-30.
Kjo fitore bën që Kosova me 3 pikë të jetë e dyta në Grupin B, pas Suedisë që ka 6 pikë. E treta në grup është Rumania me gjithashtu 3 pikë, kurse në fund ndodhet Mali i Zi me 2 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur se Rumania e Kosova.
Ndeshjen e ardhshme në grup Kosova e luan ndaj Malit të Zi në Prishtinë më 28 prill.