Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUALIFIKIMET PËR EURO

Kosova nis përgatitjet për ndeshje me Bosnjen

Pamje nga ndeshja e parë ndërkombëtare kualifikuese zyrtare e Kosovës/ Foto: TopSporti.com/ DS

Kosova nis përgatitjet për ndeshje me Bosnjen


Teksti: FHK

5 March, 2023 @11:45

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e zhvillon sot stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë dhe Hercegovinën.
Stërvitja e parë zhvillohet prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi kanë pasur angazhime me skuadrat e tyre, ndërsa shumica kanë luajtur të premten e të shtunën.

Kosova - Handball National Team

Përkushtimi i lojtarëve por edhe i shtabit teknik është që të përgatiten maksimalisht dhe të japim maksimumin në ndeshjet me Bosnjë dhe Hercegovinën.
Ndeshja e parë është të mërkurën prej orës 20:15 në Prishtinë. Ndërsa të dielën, më 12 mars, Bosnja është nikoqire në Tuzlla.

Ndeshjet i takojnë grupit të shtatë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024. Në grup janë edhe Mali i Zi dhe Bosnja, që kanë nga dy fitore, përkatësisht nga katër pikë. Kosova e Bosnja janë pa pikë. Synim i Kosovës është vendi i tretë që mund të jetë i mjaftueshëm për kualifikim.

Kosova

Katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë kualifikohen në Evropian. Por për bazë nuk merren rezultatet me Kombëtaren e fundit në grup. Pra Kombëtares sonë i duhet që ta lë Bosnjën prapa dhe të mundohet të marr pikë ndaj Malit të Zi apo Sllovenisë.
I gjithë fokusi aktualisht është te ndeshja e së mërkurës me Bosnjë-Hercegovinën.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga