HENDBOLL
Në Ferizaj e Gjakovë ndeshjet më interesante
Teksti: FHK
8 October, 2021 @15:59
Java e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) sjell ndeshje të tjera interesante. Katër ndeshje të javës së katërt luhen të shtunën e një të dielën.
Ndeshje me rivalitet pritet në Ferizaj, ku të shtunën prej orës 17:30 takohen Kastrioti dhe Rahoveci. Të dy skuadrat janë në kërkim të fitores pas dështimit në xhiron e tretë. Kastrioti pësoi nga Prishtina në kryeqytet, kurse Rahoveci në shtëpi u mposht nga Vëllaznimi në ndeshjen dramatike.
Kastrioti i ka 2 pikë në vendin e pestë, sa edhe Rahoveci në të tetin.
Ndeshjet tjera të së shtunës janë: Llapi – Besa Famgas (19:00), Zhegra – Prishtina (15:00), Drenica – Trepça (19:00). Besa, Prishtina e Trepça janë favorite. Ndeshja Zhegra – Prishtina luhet në kryeqytet.
Xhiroja e katërt përmbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Deçanit, që është të dielën nga ora 17:30. Dueli i fqinjëve pritet të jetë interesant dhe i fortë. Gjakovarët kërkojnë pikë të reja pas suksesit në Rahovec. Ndërkohë Deçani do të jap më të mirën për fitoren e parë në Superligë.