DREJT FITORES
Nesër nis Botërori në Kosovë
19 June, 2015 @20:11
Kampionati Botëror i shteteve në zhvillim fillon nesër në vendin tonë.
Gjakova dhe Prishtina, nikoqire
Mysafirë janë 16 shtete që do të akomodohen në Kosovë, derisa Gjakova dhe Prishtina janë nikoqire të garave.
Pjesëmarrësit
Kosova shpreson të arrijë fitore në ndonjërën prej këtyre ndeshjeve grupore, derisa pjesëmarrëse janë: Australia, Armenia, Ishujt Faroe, Andorra, Bullgaria, Kameruni, Kina, Estonia, Britania, Irlanda, Letonia, Shqipëria, Malta, Moldavia dhe Uruguaji.
Grupi ynë
Në përbërje prej katër grupeve, dyshja e parë kalon në fazën eliminatore, derisa Kosova në grup ka: Australinë, Armeninë dhe Ishujt Faroe.