Të gjitha lajmet

FINALJA E PLAYOFFIT

Nesër nis seria finale Besa - Prishtina

Foto: kosovahandball.info

Nesër nis seria finale Besa - Prishtina

19 June, 2020 @23:48

Kampionia aktuale, Besa Famgas, nuk ka asnjë humbje këtë edicion, ndërsa serinë pozitive synon ta vazhdojë edhe në finale të plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Besa Famgas e pret Prishtinën të shtunën (nesër) nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Skuadra pejane ka planet e saj për të vazhduar me fitore, ndërsa Prishtina synon të prish llogaritë e Besës.

Besa Famgas në gjysmëfinale të plejofit e ka kaluar Kastriotin e Ferizajt, me dy fitore të thella.

Prishtina ka bërë përmbysje të madhe në gjysmëfinale për të arritur në finale.

Fillimisht në kryeqytet Prishtina pësoi me tetë gola dallim nga Trepça, por të mërkurën në Mitrovicë fitoi me 11 gola dallim dhe avancoi në finale.

Ndeshjen e parë finale në mes të Besës e Prishtinës e transmeton Art Motion. Kampion shpallet skuadra që fiton tri pikë, përkatësisht që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim.

FINALISTI I PARË

Besa në finale të PlayOffit, pret rivalin

16 June, 2020 @23:21

Rekord-kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka arritur që të shënojë edhe fitoren e radhës në gjysmëfinale të PlayOffit…

EURO 2022

Kosova në grup me dy kampionë të katërfishtë të Botës

16 June, 2020 @18:26

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për Euro 2022. Kosova…

NDESHJET E DYTA

Sot e nesër pritet të përcaktohen finalistët e PlayOffit

Foto: BesaFamgas/fb

16 June, 2020 @14:27

Kastrioti e Besa Famgas takohen të martën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në gjysmëfinalen e dytë…

EURO 2022

Nesër hidhet shorti i kualifikimeve për Euro 2022 në hendboll

15 June, 2020 @16:19

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, nësër i mëson kundërshtarët e saj në kualifikime për Euro 2022. Kosova do të jetë…

HENDBOLLI KOSOVAR

Lehtësime të mëdha nga FHK dhe caktohen datat për vazhdim të garave

Foto: FHK

21 May, 2020 @13:42

Është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e kryetarit Eugen Saraçini. Janë marrë vendime…

Të gjitha lajmet nga FHK Superliga