Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Nikola Prce, trajner i Besës

Nikola Prce, trajner i Besës


25 July, 2022 @12:42

Njëri ndër hendbollistët më të famshëm që ka ardhur në Kosovë dhe ka bërë dallimin në Superligë të Kosovës, duke luajtur për Besën, tashmë është bërë trajner i rekord-kampionit të Kosovës, Besa Famgas.

Boshnjaku Nikola Prce është trajner i ri i Besës për edicionin 2022/23 ndërsa ai do të zëvendësojë Arben Muqollin në këtë detyrë.

Nikola Prce @ Besa, coach

Ai ka marrë pjesë edhe në evropianin e fundit me shtetin e tij, ndërsa përkundër moshës (tash 41-vjeçare) është treguar vendimtar në disa ndeshje. Në karrierën e tij si lojtar i Bosnjes ai ka shënuar 444 gola në 119 ndeshje.

Pjesë e kampionit të Kosovës është që prej vitit 2019.

E Besa në njoftimin e saj ka shkruar:

“Legjenda e hendbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Nikola Prce është trajner i ri i klubit tonë. Golashënuesi më i mirë në Përfaqësuesën e Bosnjës dhe Hercegovinës (444 gola) si lojtar ishte pjesë e klubit tonë që nga viti 2019 derisa gjatë karrierës së pasur ka luajtur edhe në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Spanjë, Austri, Katar, Hungari dhe Poloni. Përvoja e një prej hendbollistëve më të dalluar në rajon do të jetë forcë shtesë e klubit tonë në rrugëtimin në garat vendore dhe ndërkombëtare.”


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga