Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELIT NDAJ TURQËVE

Një i suspenduar dhe një i lënduar para ndeshjes së radhës

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi/ Foto: FHK

Një i suspenduar dhe një i lënduar para ndeshjes së radhës


11 January, 2022 @12:07

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes me Greqinë në udhëtim.

Ndeshja e ardhshme e kualifikimeve për Botëror zhvillohet të mërkurën (12 janar) në Prishtinë.

Kosova përballet me Turqinë (19.15).

Për gjendjen në Kombëtare, pëzgjedhësi Bujar Qerimi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FHK-së.

“Ndeshja me Turqinë është e rëndësishme, ashtu si ndeshjet e deritashme. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së mërkurës. Për shkak të një lëndimi në ndeshjen me Greqinë, na mungon Egzon Gjuka. Shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Belgjikës. Ndërkohë nuk llogaris në Deniz Terziqin. Ai është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj Kombëtares dhe bashkëlojtarëve. Organet kompetente të Federatës marrin vendime tutje”, ka deklaruar selektori Bujar Qerimi.

tab

Siç edhe po shihet në tabelë, Kosova është ende pa fitore në grup dhe me gjasa vetëm teorike për të arritur më shumë, përkundër paraqitjeve të mira që kishte dhe humbjeve të ngushta.

FAZA KUALIFIKUESE - GRUPI 1:

1. Greqia 8 p.
2. Turqia 4p.
3. Belgjika 3p.
4. Kosova 1p.

Deri në fund të kualifikimeve kanë mbetur edhe 2 ndeshje për secilën kombëtare për tu zhvilluar.

Rezultatet e Grupit të Kosovës:

Belgjika 27-29 Greqia,
Turqia 25-23 Kosova,
Kosova 28-28 Belgjika,
Greqia 24-20 Turqia,
Kosova 20-21 Greqia,
Turqia 30-25 Belgjika,
Greqia 26-25 Kosova,
Belgjika 37-28 Turqia,
Greqia (12.01) Belgjika,
Kosova (12.01) Turqia,
Turqia (15.01) Greqia,
Belgjika (15.01) Kosova.

 


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga