Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E EURO 2020 NË HENDBOLLIN E FEMRAVE

Nora Mork udhëhoqi Norvegjinë drejt titullit evropian EURO 2020

Foto: EHF Euro

Nora Mork udhëhoqi Norvegjinë drejt titullit evropian EURO 2020


20 December, 2020 @23:01

Fytyra të njohura dhe vajza të reja, një kombinim gjeneratash nga Norvegjia, që ua mori nga dora titullin mbrojtësve nga Franca, për t’ua siguruar skandinaveve trofeun e tetë të kampionit të Evropës në hendbollin e femrave.

Norvegjia është kampione e re e Evropës në hendbollin e femrave, duke shënuar fitore 22-20 ndaj Francës sonte. Ky ishte titulli i tetë në 12 edicionet e fundit të evropianit për norvegjezet.

Të dyja përfaqësueset në finale erdhën si të pamposhtura dhe në fund falë shpejtësisë superiore dhe lëvizjeve të hatashme, norvegjezet triumfuan ndaj francezeve fizikisht më të forta.

Nora Mork ishte lojtarja më e mirë e Norvegjisë sonte, duke shënuar katër gola, ndërsa nga katër shënuan edhe Veronica Kristiansen dhe Stine Skogrand.

Pauletta Foppa ishte më efikasja te francezet, me 5 gola të shënaura.

Mork që ishte pranë pensionimit pas lëndimit të rëndë të pësuar dy vite më parë, iu kthye hendbollit me plotë fuqi dhe përfundoi EURO 2020 si TOP Golashënuese me 52 gola dhe me efiçencë 74%.

MEDALJA E BROZNTË, BEFASISË KROATE

Kroacia në anën tjetër ka qenë befasi e EURO 2020, duke përfunduar në vend të tretë, të cilat sonte para finales mposhtën Danimarkën organizatore të evropianit 25-19 për të vërtetuar cilësinë dhe për të arritur suksesin historik të vendit të tyre në hendbollin femror, pasi që siguruan për herë të parë medalje në një garë të tillë.

Kroacia

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga