Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EHF EURO FINALJA | SUEDIA REKORD KAMPIONE

Pas 20 vitesh, Suedia rikthehet në fron

Pas 20 vitesh, Suedia rikthehet në fron


30 January, 2022 @20:04

Suedia me mund të madh ka arritur t’a rrëzojë nga froni i më të mirit të Evropës Spanjën. Vikingët kanë arritur të shënojnë fitore në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian, duke fituar me 7-metërshin e akorduar në sekondën e fundit të ndeshjes, të cilën e konkretizoi Nicklas Ekberg 27-26.

Dueli ka qenë i jashtëzakonshëm përgjatë 60-minutave lojë, ndërsa pas epërsisë fillestare të Suedisë, Spanja kampione në fuqi që ishte mbylli pjesën e parë me 12-13. Në pjesë të dytë Suedia u rikthye, derisa portieri i tyre Andreas Palicka ka bërë mrekulli në portë për të shpëtuar ekipin.

 

Në 4 minutat e fundit të ndeshjes, vetëm Spanja shënoi njëherë për të barazuar rezultatin në 26-26, ndërsa sulmet tjera përfundonin me gabime, ose me pritje të portierëve. Spanjollët u ankuan për faul në sulmin e tyre të fundit, ndërsa sekondat e fundit të sulmit suedez përfunduan me 7-metërsh, që solli trofeun e më të mirit të Evropës pas 20 vitesh.

Më efikasi në fitoren e Suedisë ka qenë Oscar Bergendahl, që ka shënuar 5 gola me saktësi shuti 100%. E Ekberg gjithashtu ka shpëtuar ekipin me 7-metërshet e tij, pasi që në pjesë të parë suedezët dështuan të shënojnë dy 7-metërshat e para të fituara.

 

Te Spanja më efikasit kanë qenë Adrian Figueras dhe Aleix Gomez me nga 6 të shënuara.

Kështu, Suedia fiton evropianin e parë që prej vitit 2002, ndërsa kjo është e pesta e tyre në histori - që i bën ata rekord-fitues të evropianeve.

 

Ndërsa Spanja që ka fituar dy herat e fundit evorpianin, për pak u ndalë nga hat-tricku i titujve, derisa po luante finalen e katërt radhazi të EURO-ve.

em

 


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga