Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI-LLAPI

Pas 3 xhirove, Vëllaznimi fiton

Foto: FHK

Pas 3 xhirove, Vëllaznimi fiton


21 November, 2017 @12:28

Skuadra e Vëllaznimit i është kthyer fitores në Superligën e hendbollit, pas 3 xhirove me humbje të regjistruara.

Kuqezinjtë e Gjakovës kanë mposhtur Llapin e fundit në klasifikim duke e mposhtur me rezultat 37-30 (17-13).

I. Leka ishte më efikasi te Vëllaznimi, pasi që shënoi 10 gola në fitoren e katërt të skuadrës së tij këtë stinor, ndërsa te mysafirët u dallua B. Abazi me 13 gola.

Pas 10 xhirove të zhvilluara, Vëllaznimi renditet në pozitën e shtatë me 8 pikë të fituara deri tani, ndërsa Llapi është i fundit në klasifikim, i dhjeti, me vetëm 2 pikë të fituara.



i:

Vëllaznimi – Llapi 37:30 (17:13)
Vëllaznimi: A. Luzha, B. Hasi, F. Sadriu, I. Leka 10, E. Peja 3, V. Mamusha 5, D. Nagavci 6, A. Spahija 3, G. Fana 5, F. Gaxha 3, D. Tafarshiku, Ç. Rama 2, A. Pruthi
Llapi: G. Mani, J. Mani, R. Havolli 1, A. Idrizi 5, E. Havolli, B. Abazi 13, B. Hasani 2, R. Visoka 5, F. Beshiri 1, F. Bajrami 3

 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga