Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA NË KUALIFIKIME

Pas shortit, përcaktohen datat për ndeshjet e para

Pas shortit, përcaktohen datat për ndeshjet e para


31 March, 2022 @21:31

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kosova do të garojë në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Grupi është sfidues, me Kombëtare nga regjioni, por synim mbetet kualifikimi.

Dy të parët në grup avancojnë në Evropian. Ndërsa kualifikohen edhe katër prej tetë Kombëtareve më të mira të vendit të tretë.

Kosova ishte në vazon e katërt për short, ndërsa kundërshtarët i ka të njohur, sidomos Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Ndeshjet e para luhen në tetor, më 12/13 dhe 15/16. Më pas ka ndeshje në mars të vitit të ardhshëm dhe në prill.

Evropiani i ardhshëm mbahet në Gjermani prej 10 deri më 28 janar 2024. Direkt janë kualifikuar Gjermania, Suedia, Spanja dhe Danimarka.

Shorti është tërhequr të enjten mbrëma në Berlin.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga