Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Përfaqësuesja arrin në Suedi për ndeshjen e fundit

Përfaqësuesja arrin në Suedi për ndeshjen e fundit


1 May, 2021 @16:22

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka arritur në Alingsas të Suedisë, ku do t’i vazhdojë përgatitjet për ndshjen përmbyllëse të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.

Ndeshja do të luhet të dielën në ora 18:00, përballë nënkampiones së Botës, Suedisë. Kjo e fundit ka shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e kësaj faze dhe kryeson në grup me pikë maksimale.

Në pozitën e dytë gjendet Mali i Zi me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë.

Matematikisht ende kemi gjasa për kualifikim, por Suedia është niveli më i lartë i mundshëm botëror.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga