Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL - PLAY OFF

Prishtina e nis Play Off-in me fitore bindëse ndaj Trepçës

Prishtina e nis Play Off-in me fitore bindëse ndaj Trepçës


17 April, 2021 @23:14

Me fitore bindëse Prishtina e ka nisur serinë gjysmëfinale të plejofit ndaj Trepçës. Ndeshja e luajtur të shtunën pasdite në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, përfundoi me fitoren 40:26 të Prishtinës.

Skuadra prishtinase herët nisi shkëputjen në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 19:9.

Tani Prishtinës i duhet edhe një fitore ose një barazim për të kaluar në finale të plejofit.

Rron Ramadani shënoi 8 gola për Prishtinën, ndërsa Lulzim Shabani i shtoi 7 gola. Amar Mujka ishte më efikasi te Trepça me 7 gola.

Ndeshja e dytë luhet në Mitrovicë, në mesjavë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga