HENDBOLL
Prishtina prezanton përbërjen e ekipit
4 February, 2021 @16:44
Skuadra e Prishtinës në hendboll ka prezentuar përbërjen e saj prej 17 lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Taib Kabashi për pjesën e dytë të kampionatit.
Në këtë përbërje janë përfshirë edhe përforcimet e reja si Kushtrim Kastrati, Vlerson Zherka dhe Fatlum Batatina.
Prishtina pjesën vjeshtore në Superligë e mbylli në pozitën e dytë me 23 pikë, 5 më pak se liderja, Besa Famgas.