HENDBOLL
Shpallet lista e Kosovës për tri ndeshjet e qershorit
24 May, 2021 @21:52
Selektori i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e lojtareve në të cilat llogarit për kualifikimet e ardhshme. Kombëtarja jonë prej 3 deri më 5 qershor në Prishtinë luan në Grupin A të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022”.
Më 3 qershor vajzat tona takohen me Qipron. Më 4 qershor është ndeshja me Luksemburgun, ndërsa më 5 qershor është ndeshja më e rëndësishme me Portugalinë. Kosova e Portugalia vlerësohen pretendente për vendin e parë në grup që siguron avancimin tutje.
Njoma Zogaj dhe Alma Nivokazi janë emra të rinj në listën e selektorit Shabani. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer shumë lojtare si Pashke Marku, Burneta Rama, Blerta Ahmetxhekaj, Areta Istrefi, Alberina Halitaj, Rinesa Ukaj. NIvokazi e Istrefi janë graduar nga Kombëtarja U19 dhe kanë rastin të dëshmohen.
Lojtaret tjera ishin edhe në ndeshjet e kaluara në Austri, javë më parë.
Edhe për ndeshjet e fillimit të qershorit, Kombëtarja përballet me mungesa të rëndësishme. Për shkak të lëndimit mungojnë Leonora Demaj e Kristina Ukaj, e po ashtu Albana Arifi. Mungojnë edhe motrat Sara e Rina Rexhepi. Ndonëse do të grumbullohet, Mirjeta Bytyqi ende nuk e ka të drejtën të luaj për Kosovën. Ajo do ta fitoj së shpejti të drejtën dhe do të jetë përforcim i madh për Kombëtaren tonë.
Kombëtarja mblidhet të mërkurën në Hotel Internacional në Prishtinë. Kombëtarja do të përgatitet në kryeqytet për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese.
LISTA E LOJTAREVE
Njomza Kelmendi (KHF Vushtrria)
Alberina Halitaj (KHF Istogu)
Areta Istref (SV Teutonia Riemke - GER)
Elma Kameri (DHW United Antwerpen - BEL)
Mirela Gjikokaj (Follo HK Damer - NOR)
Burneta Rama (KHF Vushtrria)
Fitore Aliu (SG Kappelwindeck - GER)
Arlinda Hajdari (Ringkobing Handbold - DEN)
Rinesa Uka (KHF Prishtina)
Pashke Marku (HSC Kreuzlingen - SUI)
Albina Rugova (KHF Istogu)
Aida Stagova (KHF Prishtina)
Mirjeta Bytyqi (ZRK Mlinotest Adjovscina)
Marigona Hajdari (Ringkobing Handbold - DEN)
Alma Nivokazi (KHF Prishtina)
Blerta Ahmetxhekaj (KHF Istogu)
Suzana Ujkic (KHF Istogu)
Njoma Zogaj (EH Aalburg - DEN)
Meltem Ylberi (Spono Eagles - SUI)