Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJET E DYTA

Sot e nesër pritet të përcaktohen finalistët e PlayOffit

Foto: BesaFamgas/fb

Sot e nesër pritet të përcaktohen finalistët e PlayOffit


16 June, 2020 @14:27

Kastrioti e Besa Famgas takohen të martën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në gjysmëfinalen e dytë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën në Pejë, Besa fitoi bindshëm me rezultat 41:28. Kampioni aktual, Besa, është më pranë finales, por ferizajasit nuk janë dorëzuar.

Do të japin më të mirën e mundshme në tentim për fitore dhe eventualisht për të kaluar në finale.

STATISIKAT NGA NDESHJA E KALUAR:

Besa Famgas -Kastrioti 41:28 (19:10)

Besa Famgas: Mehmeti, Jupa 9, Gjuka 3, Prce 6, J. Muqolli 4, Ramosaj 3, Tahirukaj 7, Kukrika, Visoka 1, Vokshi, Mushkolaj 1, Idrizi 3, Tafilaj, Y. Muqolli 4, J. Vokshi, Luzha

Kastrioti: Curri, Syla, Bega 1, Dugolli 6, Hoxha, Selmani, Bislimi 8, Qerimi, Selmani, D. Dugolli, Rudari 4, Ibrahimi, Bytyqi, Shabani 5, Zaskoku 4

DUELI TJETËR:

Fitore të thellë ka shënuar edhe Trepça ndaj Prishtinës. Të shtunën në kryeqytet “xehetarët” befasuan duke fituar me rezultati 31:23.

Mitrovicasit synojnë fitore edhe në ndeshjen e dytë kurse Prishtina synon fitore me më shumë se tetë gola dallim për të kaluar në finale.

Ndeshja Trepça – Prishtina luhet të mërkurën nga pra 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Ndeshjet luhen pa praninë e shikuesv e dhe duke iu përmbajtur të gjitha masave të parapara në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga