Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2022 KUALIFIKIMET: KOSOVA - SUEDIA

Suedia e fuqishme, mposht Kosovën lehtë

Foto: EHF

Suedia e fuqishme, mposht Kosovën lehtë


8 November, 2020 @18:35

Përballje e mirë e Kosovës, që u mbajt vetëm në pjesë të parë të ndeshjes ndaj Suedisë, favorite absolute për përballjen kualifikuese për EURO 2022.

Në fund, Kosova u mposht nga Suedia 16-30 [10-15, pjesa e parë]. Skandinavët ishin të shpejtë e jashtëzakonisht të fuqishëm, derisa arrinin që të dënonin kryesisht përmes kundërsulmeve si rrufe për të siguruar fitoren lehtë në fund.

Te Kosova më të dalluarit sonte ishin Kastriot Jupa me 4 gola si dhe Egzon Gjuka e Deniz Terziqi me nga 3 të shënuara secili.

Në anën tjetër, te Suedia që dominoi plotësisht në pjesë të dytë të ndeshjes Lucas Pellas ka shënuar 6, e Albin Lagergren 4 të tjera në fitore.

Tash pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin 8 kualifikues, Kosova ka zero pikë, pasi që ditë më parë u mposht edhe nga Mali i Zi 32-25.

Suedia ndërkaq vazhdon të jetë lidere e Grupit 8, me 4 pikë dhe me gol-dallim +17.

TRANSMETIMI I NDESHJES

TABELA, GRUPI 8:

1. Suedia 4p, 2 ndeshje
2. Mali i Zi 2p, 1 ndeshje
3. Rumania 0p, 1 ndeshje
4. Kosova 0p, 2 ndeshje

Duelet e radhës të grupit zhvillohen në janar 2021, ndërsa Kosova luan si vendase në mars 2020 ndaj Rumanisë. Për të arritur në evropian Kosova duhet të përfundojë së paku e treta në këtë grup dhe të jetë në mesin e skuadrave më të mira që përfundojnë në këtë pozitë nga 8 grupet.

deniz terziqi

ORARI I NDESHJEVE TË KOSOVËS:

11.03.2021 Kosova - Rumania
14.03.2021 Rumania - Kosova
28.04.2021 Kosova - Mali i Zi
02.05.2021 Suedia - Kosova


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga